Ngatërroi daljen nga podiumi, dirigjenti 80-vjeçar godet me grusht këngëtarin
Fillimi i një turneu nëpër Evropë nga një prej maestrove më të nderuar të muzikës klasike, John Eliot Gardiner, duhet të ishte një festë. Por në vend të kësaj, mbrëmja e së martës ka nxitur gjerësisht polemika.
Një incident i raportuar në prapaskenë, ku dirigjenti 80-vjeçar akuzohet se ka ofenduar dhe më pas goditur me grusht në fytyrë një këngëtar 29 vjeç, ka shkaktuar pezullimin e përkohshëm të shfaqjes “Trojanët” në një nga sallat e operas në Francë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi këngëtari anglez kishte ngatërruar mënyrën si duhet të dilte nga podiumi teksa performonte në rolin e Priamit.
Asnjëri nga të dy nuk ka bërë komente, por kjo ka shkaktuar problem shëndetësore për dirigjentin me famë botërore i cili ka braktisur shfaqjen dhe është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar tek një mik i tij. Asistenti Dinis Sousa, zuri vendin e tij për atë performancë. Ansambli ka dënuar privatisht veprimet e maestro John Eliot duke theksuar se cdo artist duhet të praktikojë aftësitë në një mjedis pa dhunë, shkruajnë mediat.
Teksa kritikët e muzikës në internet kanë kembngulur se ai duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përballet me pasojat.
“Ne i marrim seriozisht akuzat për sjellje të papërshtatshme dhe aktualisht po vërtetojmë faktet rreth incidentit, ka deklaruar oraganizatori I festivali të muzikës klasike, BBC Proms, (një nga ndalesat që ishte parashikuar më vonë në turne.)
John Eliot Gardiner ka qenë i pranishëm në Kurorëzimin e Mbretit Charles 3, ku ka performuar 20 minutat e para teksa mbërrinin të ftuarit.

