Ngordh orka Lolita, u mbajt në robëri për më shumë se gjysmë shekulli

Lolita, orka e mbajtur në robëri për më shumë se gjysmë shekulli, ka ngordhur në Akuarium më Miami.

e njohur gjithashtu si Tokitae ose Toki - filloi të shfaqë shenja serioze shqetësimi gjatë dy ditëve të fundit. Ekipi veterinar e trajtoi menjëherë, por orka 57-vjeçare vdiq të premten pasdite.

Për dekada aktivistët e të drejtave të kafshëve kishin luftuar për lirimin e SAJ.

madje ishte shndërruar në një symbol të betejës në mbrojtje të kafshëve me kërkesën për ta larguar nnga rezervuari dhe për ta lënë të lirë në oqean.

Në mars, Akuariumi Detar i Majamit, iu dorëzua kërkesave të aktivistëve duke pranuar lënien të lirë.

Madje praktika kishte filluar për ta tranferuar gjitarin në Paqësorin Veriperëndimor, në një rezervat detar natyror, të rrethuar.

Megjithatë Transferimi, i miratuar edhe nga autoritetet, mund të kishte marrë disa muaj kohë.

Ndërkohë që nga pranvera e kaluar Lolita nuk ka performuar më para publikut. Muajt ​​e fundit, në rezervuar ishin instaluar pajisje të reja për të filtruar më mirë ujin dhe për të rregulluar temperaturën.

“Ata që kanë pasur privilegjin të kalojnë kohë me të, do ta kujtojnë gjithmonë shpirtin e saj të mrekullueshëm”, është lamtumira e bërë prej stafit të akuariumit që ka bërë të ditur se të shtunën do të qëndrojë i mbyllur “për të lejuar skuadrën të reflektojë. mbi jetën dhe trashëgiminë e Lolitës”.

"Është vërtet një kohë e trishtuar për ne. Faleminderit për fjalët e mira dhe mbështetjen," shkruhet në faqen e akuariumit në Facebook.