Kush është këngëtarja shqiptare që do performojë në eventin e Princ Harryt?
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është përzgjedhur që të performojë në ceremoninë e mbylljes së lojërave "Invictus Games 2023'', që organizohet nga Prince Harry.

Kjo ceremoni zhvillohet në Dusseldorf të Gjermanisë, ku pritet që princi të mbajë një fjalim emocionues.
Lojërat "Invictus" janë sporte për gratë dhe ushtarakët e plagosur, të lënduar dhe të sëmurë.
Princ Harry luajti një rol të rëndësishem në vitin 2014, ku solli këto lojëra në Mbretërinë e Bashkuar në të cilën morën pjesë 300 konkurentë nga 13 vende të botës.
Kujtojmë që Rita ka qenë e ftuar edhe në dasmën e Harryt dhe Meghan Markle në vitin 2018.
???????? Exciting News Alert! ???????? Get ready to be mesmerized as the incredible @RitaOra takes the stage at the #InvictusGames 2023 Düsseldorf Closing Ceremony! ???? Mark your calendars and join us in counting down the days to this unforgettable performance!
— Invictus Games Düsseldorf 2023 (@InvictusGamesDE) August 10, 2023
16 September 2023 ???????? pic.twitter.com/Zmctrxgj8d

