Presidentja Osmani e mahnitur nga takimi me artistët e rinj: Rrëfimet e tyre i dhurojnë vendit krenari

 Presidentja Osmani e mahnitur nga takimi me artistët e rinj: Rrëfimet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ditën e djeshme organizoi një takim me artistët e rinj në kuadër të aktiviteteve të muajit të rinisë.
Artistë nga të gjitha fushat e artit ishin pjesëmarrës tek Qendra Kulturore e Prishtinës Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.



Osmani gjatë këtij takimi është shprehur se secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari.


“Aktivitetet e muajit të rinisë mbrëmë i vazhduam me artistët e rinj.
Secili rrëfim i tyre është inkurajues dhe i dhuron gjithë vendit krenari. Prandaj, e kemi detyrim t’i përkrahim maksimalisht sepse suksesi i tyre është imazhi më i bukur i Kosovës”, shkruan presidentja Osmani në komentin bashkëngjitur fotove të publikuara në faqen e saj zyrtare në rrjetin social "Facebook", nga takimi që ajo pati me artistët kosovarë.

Presidentja Osmani e mahnitur nga takimi me artistët e rinj: Rrëfimet