Regjisori i “Exorcist”, William Friedkin ndërron jetë në moshën 87-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 21:29
William Friedkin, regjisor i filmave ikonë të viteve 1970, duke përfshirë “The French Connection” dhe “The Exorcist”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Lajmin e hidhur e dha gruaja e tij Sherry Lansing, ish-CEO e Paramount Pictures, për The Hollyëood Reporter të hënën.
Friedkin fitoi Oskarin për regjinë më të mirë për “Lidhja franceze” në vitin 1972, duke u nominuar sërish për të njëjtin trofe dy vjet më vonë për horrorin okult “Exorcist”, filmi që mblodhi dhjetë nominime dhe dy statuja.

