E rëndë në Greqi, 40-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet se është hedhur nga kati i 3 i pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 08:35
Një skenar filmi ngjason historia e vrasjes së një 40-vjeçari e raportuar nga mediat greke. 40-vjeçari Thanasis Kotlis nga Greqia u gjet i vdekur poshtë banesës së pallatit ku banonte në Nikosia.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar një 38-vjeçar, shoku i tij i dhomës. Kotlis ishte larguar nga banesa me partneren e tij, por sipas dëshmive ishte kthyer në banesë pasi kishte harruar gjërat e tij.
Por siç kanë dëshmuar banorët e pallatit, ata kanë dëgjuar zëra dhe debate të forta. 40-vjeçari është gjetur i mbuluar me gjak, ndërsa dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të 3.
Dyshohet se është shtyrë nga 38-vjeçari iranian i cili është arrestuar dhe po merret në pyetje, edhe pse ai ka mohuar akuzat.


