Sulmoi policin në Kosovë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet teksa u paraqit në komisariat për të marrë makinën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2023, 12:03
Një person është shoqëruar në policinë e Kosovës ditën e sotme pasi ka goditur një efektiv duke i shkaktuar lëndime. Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në rrugën "Rasim Kicina", pasi i dyshuari kishte refuzuar të zbatonte urdhërin për ndalim teksa lëvizte me makinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte braktisur mjetin. Por më vonë teksa është paraqitur në komisariat për të marrë makinën është dërguar në paraburgim.

