Mbyllen zgjedhjet, KQZ miraton rezultatin e "14 majit"
7 gushti do të konsiderohet si data zyrtare e nisjes së punës të bashkiakëve dhe këshillave që rezultuan fitues nga zgjedhjet e 14 majit. Komisioni rregullator ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve. Vendimi do ti shërbejë presidentit si afat për llogaritjen e datës së votimeve të 4 viteve të ardhshme
Data e miratimit të tij, për dekretimin nga ana e presidenti të Republikës të zgjedhjeve të ardhshme për ogranet e qeverisjes vendore.
Por po ashtu komisioni ka lexuar edhe votat e marra për këshilltarët, që do të jenë pika nga ku do të llogaritet fondi që do të marrë secila parti dhe koalicion.
Partia Socialiste e Shqipërisë 579625 ose 43.11% të votave. "Bashkë Fitojmë" 247 883 ose 18.44 %. Partia Demokratike 103 723 ose 7.71 %. Partia Social Demokrate 86 283 ose 6.42 %.
Prej 61 bashkive në Rrogozhinë u ripërsëritën zgjedhjet, ndërsa në Himarë Fredi Beleri nuk ka mundur të nisë detyrën për shkak se gjendet në burg me akuzën e blerjes së votave. Tashmë pritet të nisë gjykimi ndaj tij. nga ana tjetër opozita nuk I ka njohur rezultatet duke akuzuar për shkelje të ligjit.


