Pamjet e reja të hënës, anija kozmike drejt uljes së plotë në polin jugor

India ka nisur përgatitjet për uljen e anijes kozmike në polin e jugut në hënë. Tashmë janë nisur edhe pamjet e para të kratereve, ndërsa shkencëtarët shpresojnë të marrin të dhëna me të plota pas ndalimit në sipërfaqe.

Agjencia hapësinore e Indisë ka publikuar imazhet e para të Hënës të marra nga anija kozmike Chandrayaan-3, e cila të shtunën hyri në orbitën hënore

Imazhet tregojnë krateret që bëhen gjithnjë e më të mëdha ndërsa anija kozmike afrohet. Megjithatë zbritja në sipërfaqe pritet të realizohet më 23 gusht.

Pasi anija kozmike rrotulloi Tokën për rreth 10 ditë, ajo u dërgua në orbitën transhënore të martën e kaluar dhe u injektua me sukses në orbitën hënore të shtunën duke synuar polin jugor

Agjencia Indiane e Kërkimeve Hapësinore tha gjithçkapo ecën sipas programit.

Ky është misioni i tretë i Indisë drejt Hënës e me sa duket këtë radhë shkencëtarët janë të bindur se do të realizohet një ulje e butë.

"Pas disa manovrave, moduli i shtytjes do të ndahet nga tokëzuesi ndërsa është në orbitë. Më pas një seri manovrash komplekse frenimi do të ekzekutohen për të lehtësuar një ulje të butë në rajonin e Polit të Jugut të Hënës më 23 gusht," thuhet në deklaratë.

Sapo të ulet, Roveri me gjashtë rrota do të hidhet dhe do të lëvizë drejt shkëmbinjve dhe kratereve duke mbledhur të dhëna dhe imazhe që më pas dot ë nisen drejt tokës.

Misioni I parë u realizua 15 vite më parë kur u deklarua zbulimi I molekulave të ujit në sipërfaqen e tharë hënore.

Një tjetër anije u lëshua në korrik të vitit 2019, por u konsiderua pjesërisht i suksesshëm pasi u rrëzua gjatë uljes.

Nëse ka sukses, India do të jetë vendi i parë që do të kryejë një "ulje të butë" të kontrolluar pranë polit jugor.

Por po ashtu do të bëhet shteti i katërt që do të arrijë një ulje të butë në Hënë pas SHBA-së, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.