78 vite nga bomba e parë atomike, më 6 gusht 1945, ShBA lëshoi mbi Hiroshima bombën “Little Boy”
78 vite më pare bota është njohur për here të pare me fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore. SHBA bombardoi Hiroshimën dhe 3 ditë më as Nagasakin. Një akt që i dha fund edhe luftës së dytë botërore.
Më 6 gusht të vitit 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore është hedhur bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni, e cila është pasuar nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.
Bomba “Little Boy” është hedhur nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT ka shkatërruar 70 për qind të Hiroshimës, duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.
Bomba atomike ka rrafshuar me tokën çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash, ndërsa ka shkaktuar 80 mijë të vdekur vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi.
Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kanë kufizuar përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT të hedhur nga një lartësi 500 metra, megjithatë rreth 70 mijë persona kanë humbur jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit është shkatërruar.
Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht ka deklaruar dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se "vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez".
Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, kurse Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i ka dhënë fund zyrtarisht betejave që kanë vazhduar në Paqësor.
