Shqiptarët bashkohen në Sheshin “Skënderbej” në mbështetje të luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

Kë të dielë në orën 16.00 në Sheshin “Skënderbej” Tiranë, do të mbahet protestë e bashkëkombasve shqiptarë organizuar nga Shoqata "Krahu i shqiponjës", në mbështetje të luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

“Togeri Dritan Goxhaj, pilot në Shkollën e Aviacionit Vlorë ju bashkua UÇK-së në Mars të vitit 1999.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Dritan Goxhaj, luftëtari i UÇK-së, ushtaraku shqiptar, intelektuali dhe gazetar i fjalës së lirë, më datë 31 Korrik u arrestua nga Policia e Shtetit shqiptar, referuar Letër-Porosisë së Gjykatës Speciale Kosove.

Ky është rasti i pare i arrestimit të një shtetasi shqiptar me urdher të Dhomave të Specializuara që veprojnë në Hagë me ligjet e Kosovës.

Dritan Goxhaj, luftetari i UÇK akuzohet për: “Frikësim gjatë procedures penale” dhe “Pengimi i Personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Këto akuza absurde janë ngritur pas shkrimit të tij si gazetar i lirë “Memedheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”!

Solidarizohuni në mbështetje të luftëtarit tëUÇK dhe fjalës së lirë, Dritan Goxhaj”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Krahu i shqiponjës”.