Lindi nën rrënojat e tërmetit, njihuni me Afraa 6-muajshe, vajza që përloti botën!
Lindi nën rrënojat e tërmetit në Siri, vajza që përloti botën është sot 6 muajshe dhe gëzon shëndet të plotë. Historia e saj mund të duket si MIT, mirëpo lindja e saj do të mbetët në histori. Ajo po rritet nga xhaxhai.
Kur Afraa u gjet në rrënojat e një ndërtese të shembur në Siri, kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj, e cila kishte vdekur menjëherë pas lindjes. Historia dhe video e shpëtimit të saj magjepsi botën dhe solli për pak çaste buzëqeshjen e munguar, në mesin e atyre që përjetuan tragjedinë e tërmetit në Turqi dhe Siri.
Ardhja në jetë e Afraas mund të duket si një histori e frymëzuar nga filmat apo përrallat, apo nga ato histori të cilat përcillen brez pas brezi si mite, mirëpo ditëlindja e vogëlushes që sot është 6 muajshe do të mbahet mend gjithmonë.
Ajo lindi në një ditë dhe në një moment shumë ndryshe nga lindjet e fëmijëve të tjerë.
Afraa sot është në duart e hallës dhe xhaxhait të saj, të cilët po e rrisin atë së bashku me shtatë fëmijët e tyre në qytetin sirian jo shumë larg kufirit turk.
Por gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështira. Kur Afraa ishte në spital, mijëra njerëz në mbarë botën u ofruan ta birësonin, kështu që Khalil dhe gruaja e tij duhej të vërtetonin se ishin vërtet të lidhur para se të lejoheshin të kujdeseshin për të.
Një nga gjërat e para që bënë Khalili dhe Hala ishte që i vunë një emër të ri: Afraa, pas nënës së saj. “Ajo tani është një nga fëmijët e mi”, thotë Halili.
“Nuk mund të kaloj shumë kohë larg saj. "Kur të rritet, do t'i tregoj se çfarë ka ndodhur dhe do t'i tregoj fotot e nënës, babait dhe vëllezërve të saj”, u shpreh xhaxhai i saj. Në total, më shumë se 50 mijë njerëz vdiqën në Siri dhe Turqi.
