Pezullohen fluturimet në aeroportin "Vnukovo" në Moskë pas rrëzimit të dronit ushtarak ukrainas

Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës pezulloi fluturimet e tij sot, duke përmendur “arsye të paspecifikuara jashtë kontrollit të tij”, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Pezullime të ngjashme të fluturimeve në të njëjtin aeroport ndodhën javën e kaluar, kur kryeqyteti rus u sulmua nga dronët.

Në të njëjtën kohë, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin raportoi se një dron armik u shkatërrua nga mbrojtja kundërajrore teksa po i afrohej kryeqytetit rus sot, ndërsa një nga aeroportet e qytetit pezulloi fluturimet e tij.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë të veçantë se rrëzimi i dronit ukrainas ndodhi mbi Podolsk, i cili ndodhet në rajon dhe në jug të Moskës.

Sobyanin shkroi në aplikacionin e mesazheve Telegram se droni iu afrua Moskës rreth orës 11 të mëngjesit (koha lokale).

Rusia fajëson Ukrainën për dy sulme me dronë kundër Moskës javën e kaluar. Një rrokaqiell (Moskva Citi) u shkatërrua nga sulmet.