Ndodh edhe kjo! Pezullohet piloti amerikan për një Like në Facebook

NASCAR ka pezulluar për një kohë të pacaktuar pilotin amerikan Noah Gregson për veprime jo etike në rrjetet sociale.

"Jam i zhgënjyer nga vetja për mungesën e vëmendjes dhe aktivitetit në rrjetet sociale. E kuptoj seriozitetin e kësaj situate. I dua dhe i vlerësoj të gjithë. Mundohem t'i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë, pavarësisht se kush janë. Thjesht u ngatërrova,"- deklaroi Gregson .

NASCAR nuk dha një arsye të saktë për pezullimin e Gregson ndërkohë Fox Sports raportoi se piloti 25-vjeçar i kishte pëlqyer (bërë Like) një postim që tallte vdekjen e George Floyd në mediat sociale. Postimi u shfaq në fillim të vitit në rrjetet sociale dhe së fundmi u zbulua se ishte "pëlqyer" nga Gregson.

NASCAR tha se Gregson ka shkelur kodin e sjelljes së anëtarëve të saj, pa dhënë detaje. " Veprimet e tij nuk përfaqësojnë vlerat e ekipit tonë ," tha Legacy Motor Club në një deklaratë. Gregson aktualisht renditet i 33-ti në renditjen e kampionatit NASCAR.