Gati për luftë në Niger, junta i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin
Junta në Niger, ka kërkuar ndihmën e Mercenarëve rusë të wagner për të mbajtur pushtetin të marrë me grusht shteti. Lëvizja vjen në prag të përfundimit të afatit të lënë nga blloku rajonal i vendeve të Afrikës për liruar kreun e shtetit ose do të përballen me ndërhyrje ushtarake
Junta ushtarake e Nigerit i ka kërkuar ndihmë grupit mercenar rus, Wagner, pasi po afrohet afati i fundit për të liruar presidentin e rrëzuar nga pushteti, ose do të përballen me ndërhyrje ushtarake nga blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, sipas raportimeve nga vendi afrikan
Kjo kërkesë erdhi gjatë një vizite të liderit të grushtit të shtetit gjeneralit Salifou Mody, në shtetin fqinj Mali, ku ai sipas raportimeve ka kontaktuar grupin e mercenarëve rusë Wagner, ka thënë për mediat një analist
Ai tha se tri burime nga Mali dhe një diplomat francez e konfirmuan takimin, për të cilin së pari raportoi televizioni France 24.
Ata kanë nevojë për (Wagner) sepse ata do të bëhen garancia e tyre për ta mbajtur pushtetin”, tha burimi, duke shtuar se ky grup po e konsideron kërkesën.
Një zyrtar ushtarak i Perëndimit, duke folur në kushte anonimati tha për Associated Press se kishte dëgjuar se junta i ka kërkuar ndihmë Wagner-it në Mali.
Junta e Nigerit përballet me ultimatum deri të dielën nga blloku rajonal i Afrikës për të liruar dhe kthyer në zyre presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum, i cili e ka përshkruar veten si peng.
Shefat e mbrojtjes së shteteve anëtare organizatës afrikane finalizuan një plan intervenimi të premten dhe u bënë thirrje ushtrive të përgatiten, pasi një ekip ndërmjetësues i dërguar në Niger të enjten nuk u lejua të futej në qytet, apo të takohej me liderin e juntës
Pas një vizite në Mali, vend që udhëhiqet nga një ushtri junta po ashtu, Mody paralajmëroi kundër ndërhyrjes ushtarake, duke u zotuar se Nigeri do të bënte gjithçka që është e mundur për të mos u bërë “Libia e re”, raportoi televizioni shtetëror të premten.
Nigeri ka përjetuar katër grusht shtete dhe tentative të shumta të tjera që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1960.
