Arrestohet 33-vjeçari në Kosovë, i sekuestrohet një revole dhe 8 fishekë

Policia në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar një revole së bashku me tetë fishekë mëngjesin e sotëm.

Revolja është gjetur si shkak i kontrollit të detajuar të shtetasit Kosovar, 33 vjeçar me iniciale L.H.

Ai është arrestuar në orën 04:00 të mëngjesit ditën  ë sotme pasi është ndaluar dhe ka rezultuar mbajtës i një arme të pa autorizuar në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

Sekuestrohet një armë zjarri

Prishtinë 04 gusht 2023 – Sot rreth orës 04:00, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë së reagimit të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;

• Një revole të tipit MAKAROV, si dhe

• Tetë copë fishekë.

Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

Ndaj të dyshuarit;

• L. H, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, hetuesit e stacionit policor në Podujevë, iniciuan një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, dhe të njëjtin e proceduan më tej.