Tërheqja e policisë nga Veriu, ish zv. Mininistri i Brendshëm Shkodra: Vendim i duhur, shenjë e seriozitetit të shtetit ndaj partnerëve

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Selam Shkodra ka deklaruar sot se Kosova ka ndërmarrë hapin e duhur me vendimin me uljen e mëtejshme të prezencës së Policisë në ndërtesat e komunave në veri, pas përfundimeve të vlerësimit të përbashkët të sigurisë.

Në një intervistë për “Klan Kosova”, Shkodra u shpreh se jo vetëm kushtet në terren që janë të favorshme për këtë tërheqje, por kjo është dhe shenjë e seriozitetit të shtetit të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtare.

“Marrë parasysh kusjtet e favprshne pas vizitës së emisarit të BE, z. Lajçak, si dhe duke pasur parasysh se kushtet në tërren janë të volitshme për sigurinë në veri të vendit, mendoj forcat speciale duhet të ltjehen gradualisht në kampet e tyre.

Edhe gjendja në tërren ka ndryshuar në kuptimin pozitiv, pasi nuk kurrfarë rezistence dhe sulme ndaj institucioneve lokale atje. Dhe është e rëndësishme të zbatohen të gjitha ato marrëveshje që nënsjkruhen me faktorin ndëkombëtar atje. Kjo si shenjë e tregimit të seriozitetit të shtetit me partnerët ndërkombëtarë.

Prandaj është nevojshme të kihet parasysh edhe marrëveshja e bratislavës por dhe gjendja faktike në tërren”, u shpreh ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Selam Shkodra.