Vranë me thikë 32-vjeçaren tek Ura e Dajlanit, këta janë dy personat e arrestuar si autorët e krimit
Ora News ka siguruar fotot e Aldo Brahimit dhe Ylli Grabovarit të cilët u arrestuan nga policia e Durrësit si autorë të vrasjes së Luljeta Prezës.
Sipas policisë këto dy shtetas së bashku edhe me tre vajza të tjera mes tyre dhe një 15-vjeçare kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotikë poshtë urës së Dajlanit.
Në një moment janë konfliktuar dhe e kanë goditur fillimisht më grushte 32-vjecarën dhe më pas me thike në pjesën e brinjëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur nën efektin e lëndëve narkotike, ku Aldo Brahimi dhe Ylli Gabovari kanë goditur 32-vjeçaren, Luljeta Preza në tentativë për t’i marrë Lekët.
Si pasojë e plagëve e reja gjeti vdekjen në vend, aty ku dhe u konstatua e pajetë nga policia rreth 9 orë pas vrasjes.
Ura e Dajlanit ishte dhe vendi ku jetonte 32-vjeçarja, që u godit barbarisht me thikë. Gruaja nga Sukthi mësohet se ishte punonjëse seksi.
