Trump niset drejt Uashingtonit, përballet me akuza zyrtare për 6 janarin

Ish-presidenti Donald Trump është nisur për në Uashington, DC, në gjykatën federale ku do të përballet zyrtarisht me akuzat për kryengritjen e 6 janarit në Kapitol Hill.

Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm përreth gjykatës në Uashington DC. Trump përballet me disa akuza, përfshirë atë për mashtrimin e qeverisë amerikane, pengim të dëshmitarëve dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve.

Ndërsa procesi konsiderohet historik, pasi është hera e parë që një president paditet, ai është vetëm një nga 3 çështjet që rëndojnë mbi Trump.

Ai përballet me dy padi të tjera, njëra prej të cilave për keqpërdorimin e dokumenteve sekrete dhe tjetra për falsifikim të të dhënave të bizneseve të tij për të mbuluar një pagesë të fshehtë.

Ndërkohë, prokurorët në shtetin e Xhorxhias mund të hapin një çështje të katërt pas dyshimeve se Trump u përpoq të devijonte rezultatin e zgjedhjeve atje.