Prag tragjedie në SHBA/ Aeroplanit i del goma, një i plagosur,  pasagjerët rrëfejnë tmerrin

Një ngjarje e rëndë raportohet nga aeroporti i Atlantas në SHBA, ku një avion me 190 pasagjere brenda është detyruar të bëjë ulje emergjence për shkak të shkëputje së gomës së majtë.

Si pasojë e rrëshqitjes mësohet se vetëm një nga pasagjerët në bord ka mbetur i lënduar, ndërsa të tjetër duket se u ka buzëqeshur fati.

Për ngjarjen Administrata Federale të Aviacionit bëri me dije se pasagjerët në bordin e avionit të kompanisë “Delta” u evakuan të gjithë të mërkurën, pasi njëra nga gomat e mjetit u shkatërrua.

Goma në anën e majtë është çarë kur avioni bëri një ulje të fortë rreth orës 18:00, në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson, Atlanta.

Një grua në bordin e fluturimit, e cila nuk dëshiroi të identifikohej para kamerave tha se një gomë u këput dhe një tjetër u copëtua kur avioni bëri uljen, duke bërë që avioni të rrëshqasë në pistë.

“Pasi pasagjerët evakuuan avionin nga dalja e emergjencës, ato hipën në një autobus dhe u dërguan në një terminal në aeroport, gjithashtu ne vlerësojmë përpjekjet e ekuipazhit tonë të fluturimit dhe të reaguesve të parë të Aeroportit Ndërkombëtar të Hartsfield-Jackson Atlanta për të arritur uljen e sigurt të fluturimit 1437 në qendrën tonë këtë pasdite.

Ne i kërkojmë falje secilit për këtë përvojë, asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë”, tha Delta në një deklaratë për mediat amerikane.