Policia zviceriane: Mafia italiane është aktive në ekonominë e vendit

Mafia italiane nuk po e përdor Zvicrën vetëm si një vend strehimi, por është gjithashtu aktive në ekonominë e saj, tha sot drejtoresha e policisë federale të Zvicrës.

”Nicoletta della Valle bëri thirrje për një luftë më të ashpër kundër krimit të organizuar”, sipas disa gazetave zvicerane.

“Mafiozët ndihen relativisht të sigurt në Zvicër”, tha ajo.

“Ne duhet ta ndryshojmë këtë gjë”, theksoi ajo.

Policia zvicerane ka listuar 30 lokacione në Zvicër ku beson se mafia është aktive.

“Mafia përshtatet. Është gjithmonë aty ku ka shumë para për armë, drogë, pastrim parash dhe trafik njerëzor. Përveç kësaj, ka edhe aktivitete të ligjshme, për shembull në industrinë e ndërtimit apo të hotelerisë”, tha ajo.

Ajo përmendi rastin e një kompanie ndërtimi të kontrolluar nga mafia që kishte paraqitur një ofertë veçanërisht të favorshme në një tender.

Shefja e policisë zvicerane dëshiron që më shumë kriminelë të deportohen ose t’i nënshtrohen ndalimit të hyrjes, përfshirë ata që jetojnë, kanë familje ose punojnë në Zvicër.