Aksident në Bilisht, "Volswagen"-i përplas 7-vjeçaren

Një aksident rreth orës 11:05 ka ndodhur në qytetin e Bilishtit. Një automjet tip "Wolswagen" me drejtues shtetasin F.B ka përplasur një vajzë të mitur 7 vjece.

E mitura ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina. 7 vjecarja është dërguar menjëherë në spitalin e Korcës për kujdes mjekësor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.