"Kujtohet" edhe qeveria pas sensibilizimit në media, jep 2 mln lekë për kurimin e aktorit Genc Fuga

Qeveria ka miratuar një fond prej 2 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur Genc Fuga.

Pak ditë më parë Fuga kaloi një moment të vështirë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

“Fondi me vlerë 2 milionë lekë do t’i akordohet aktorit për të përballuar shpenzimet e kurimit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Genc Fuga pak ditë më parë pësoi një goditje të befasishme në kokë. Bashkëshortja e tij, aktorja dhe regjisorja Eni Jani iu drejtua opinionit me një mesazh solidariteti për ndihmë.

Brenda pak orësh u mundësua shuma e nevojshme për të përballuar operacionin.

Aktori 52-vjeçar është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.