VIDEO/ Avioni humb kontrollin dhe bën ulje emergjente mes pushuesve në det

Një avion i vogël bëri një ulje emergjente në një plazh me disa pushues në New Hampshire, të SHBA-ve, ndërkohë që piloti arriti që të shpëtonte.

Pamjet e fiksuara nga dëshmitarët okularë tregojnë Piper PA-18 me një motor të vetëm duke u ulur në ujë dhe duke përfunduar me bishtin në ajër dhe hundën poshtë.

Sipas dëshmitarëve, avioni po reklamonte një pankartë, pak para se të ndodhte aksidenti.

Rojet e shpëtimit notuan në vendngjarje dhe ndihmuan në nxjerrjen e pilotit. Autoriteti kompetent amerikan po heton për shkaqet që kanë sjellë deri te ngjarja, nga e cila fatmirësisht nuk ka të lënduar.