Aksident në Kuçovë, makina përplas një fëmijë 10 vjeç

Nje aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Kuçovës, tek parku i ri i qytetit mbremjen e sotme.

Mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

Fëmija është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.