E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person i pajetë, dyshimet e para

Një person është gjetur i pa jetë ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se personi i vdekur, rreth të 60-ve,  është gjetur në zonën e quajtur Qafa e Dushkut në fshatin Kotë.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka pësuar aksident dhe ka humbur jetën, si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Makina ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i saj. Makina është kthyer përmbys, sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

E rëndë në Vlorë/ Gjendet një person i pajetë,
Foto ilustruese