VIDEO/ Dalin pamjet e rrëzimit të helikopterit rus në Siberi me 6 të vdekur dhe 7 të plagosur

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur sot në Siberi, ku raportohet për 6 të vdekur dhe 7 të plagosur.
Ngjarja ndodhi në rajonin rus Altai të Siberisë. Lajmi u konfirmua nga shërbimet e emergjencës.

Videoja që po bën xhiron e internetit tregon momentin kur helikopteri Mi-8, pak para uljes, në afërsi të kufirit me Kazakistanin, përplaset me kabllot elektrike, duke bërë që piloti të humbasë kontrollin dhe të shkaktojë rrëzimin. Administrata Federale e Aviacionit e Rusisë tha se helikopteri mbante 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Mi-8 i përkiste kompanisë së mallrave me bazë në Moskë, Altay Avia. Komiteti Hetues i Rusisë tha se ka nisur një hetim penal për shkeljet e sigurisë së aviacionit. Rusia ka parë disa aksidente fatale avioni në vitet e fundit për shkak të mirëmbajtjes së dobët dhe standardeve të dobëta të sigurisë.