Rusia sulmon infrastrukturën e portit të Odesës

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa infrastrukturën portuale në Odesa të Ukrainës, duke lënë të vrarë një nga rojet e sigurisë.

Sulmi ka ndodhur pak pas mesnarës, ndërsa  raketaj janë lëshuar nga një nëndetëse në Detin e Zi, duke shkaktuar dëme të shumta në një terminal mallrash dhe shkatërruar një ndërtesë sigurie, sipas njoftimit të guvernatorit të rajonit Oleh Kiper.

Zëdhënësja e komandës ushtarake të Ukrainës, tha se sulmi ishte favozrizuar nga një stuhi që kishte përfshirë rajonin gjatë natës. Sipas saj, mbrojtja ukrainase është forcuar në zona të caktuara por është e nevojshme të rishikohet përsëri.

Forcat ajrore pohuan se nuk mundën t’I rrëzonin dy raketat e hedhura në Odesa, por kanë rrëzuar 8 dronë që Rusia ka lëshuar mbi rajone të tjera të Ukrainës gjatë së njëjtës natë.
Portet e Odesës kanë qenë objektiva të rregullta për sulmet ruse që nga 17 korriku I këtij viti, kur

Moska u tërhoq nga marrëveshja që lejonte eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi, që ishte ndërmjetësuar nga OKB.

Zv/kryeministri ukrainas Oleksandr Kubrakov tha se sulmet ajrore ruse kishin dëmtuar 26 objekte të infrastrukturës portuale dhe pesë anije civile në 10 ditët e fundit, por nuk dha detaje.

Nga ana tjetër edhe forcat e Kievit kanë arritur të fitojnë një terren të gjerë në territoret që kanë qenë të pushtuara më parë nga Rusia.