Kolumbi, autobusi bie në një luginë, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur


Të paktën nëntë persona u vranë dhe rreth 30 u plagosën pasi një autobus ra në një luginë në departamentin kolumbian të Santander, tha një komandant policie.

“Midis Playon dhe La Esperanza, afërsisht 25 km pas Playon, një automjet që i përkiste Expreso Brasilia fatkeqësisht humbi kontrollin dhe u rrokullis nga një shkëmb,” shpjegoi Jose James Roa.

Policia, Departamenti i Zjarrfikësve dhe Mbrojtja Civile, së bashku me komunitetin lokal, ishin në vend për të ndihmuar me punën e shpëtimit, tha Roa.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore, Lina Margarita Huari, konfirmoi se dokumentet e mjetit ishin të rregullta dhe Mbikëqyrja e Transportit do të kryejë hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.