Parlamenti i Izraelit miraton ligjin për reformën gjyqësore
Parlamenti i Izraelit miratoi një element kyç në projektligjin për ristrukturimin e gjyqësorit, pasi shumica e 120 ligjvënësve votuan në favor të ligjit për të kufizuar kompetencat e Gjykatës së Lartë.
Pas ditësh debati, 64 nga 120 ligjvënësit e Knesset-it e mbështetën projektligjin.
Ligji është pjesë e një pakete më të madhe për të cilën kritikët kanë frikë se do të minojë demokracinë e Izraelit dhe që ka shkaktuar protesta masive në vend prej muajsh.
Ligji i ri do të thotë se nuk do të jetë më e mundur që Gjykata e Lartë të gjykojë një vendim nga qeveria ose ministra individualë si “të papërshtatshëm”, duke shkaktuar frikën se kjo mund të çojë në korrupsion dhe emërime arbitrare në poste kyçe dhe shkarkime.
Qeveria E NetanyahuT akuzon gjyqësorin për ndërhyrje të tepruar në vendimmarrjen politike./ a.jor.


