Weber: Mbështetje e plotë për Feijóo në formimin e qeverisë spanjolle

"Urime Alberto Nunez Feijóo për fitoren e qartë në zgjedhjet e djeshme" - deklaroi presidenti dhe udhëheqësi i grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, duke komentuar rezultatet e votimit në Spanjë.

Fitimi i 3 milionë votave më shumë se në vitin 2019 i jep Partisë Popullore një mandat të qartë për të formuar një qeveri që pasqyron këtë vullnet për ndryshim.

”Ju keni mbështetjen tonë të plotë”, theksoi Weber në një postim në Twitter duke komentuar rezultatet e votimit në Spanjë.