Klima e nxehtë të trajtohet si Covid/ Apeli i sindikalistëve në Itali: Jo në punë mbi 33 gradë C, rrezik jete
Sipas Instat në Itali vdekjet nga i nxehti janë rritur me 15%.
Vendi po kalon një emergjencë klimatike e duhen gjetur zgjidhje për punonjësit që cdo ditë përballlojnë temperatura ekstreme për jetën.
Sipërmarrës e sindikalistë italianë janë dakortësuar të kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë mbi këtë situatë temperaturash të nxehta.
"E papranueshme të humbësh jetën nga i nxehti. E klima eksteme duhet trajtuar si Covid", kanë deklaruar përfaqësues të sindikatave italiane duke kërkuar miratimin urgjent nga qeveria Meloni, të një draft ligji emergjence si në kohën e pandemisë.
Sipërmarrësit e sindikalistët italianë i propozojnë qeverisë të ndalohen aktivitetet e punës mbi një limit të caktuar temperature, më shumë smart ëorking për punonjësit, asistencë sociale për punetorët që detyrohen të ndërpresin aktivitetin e punës për shkak të klimës.
Propozimet e tyre kërkojnë që të ndalohet puna për kantierët e ndërtimit, autotransportatorët, punonjësit e bujqësisë, kamionistët e për cdo forme pune në risk nëse temperatura jashtë regjistron mbi 33 gradë.
Gjithashtu propozojnë pauza më të shpeshta gjatë orarit të punës, veshje pune mbrojtëse e të përshtatshme ndaj ndryshimeve klimatike, më shumë mbikqyrje shëndetësore në vendet e punës.
Ministria italiane e Punës e Cështjeve sociale ka pranuar të diskutojnë gjithcka në një tavolinë pune të përbashkët që pritet të mbahet në fillim të javës së jashtme.
Zëra nga ministria flasin se po punohet për një protokoll pune emergjence klime , por sindikalistët e sipërmarrësit pretendojnë një draft ligj urgjence si në kohën e Covid.
"Të mendosh se mund të jesh në rrezik për jetën për shkak të temperaturave të larta është një fakt që duhet të bëj të reflektojnë të gjithë" shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës UIL Pierpaolo Bombardieri.