Historike/ Presidenti Biden firmos në krye të Marinës Amerikane një Admirale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden emëroi të premten admiralen Lisa Franchetti për të drejtuar Marinën Amerikane.

Kjo shënon një rast historik kur një gruaje i jepet kjo detyrë dhe i bashkohet Shefit të Shtabit të Përbashkët.

Emërimi i Franchettit kërkon miratimin në Senatin e SHBA-ve.

Në të është senatori Tommy Tuberville që pengon kandidaten ushtarake në shenjë proteste ndaj një politike të Pentagonit që paguan për anëtarët e shërbimit dhe vartësit e tyre për udhëtimet, kujdesin shëndetësor riprodhues, përfshirë abortet.

Franchetti ka shërbyer në ushtri për gati katër dekada, së fundmi ka shërbyer si zëvendëse e shefit të Operacioneve Detare.

“Gjatë gjithë karrierës së saj, Admiralja Franchetti ka demonstruar ekspertizë të gjerë si në fushën operacionale ashtu edhe në atë të politikës. Ajo është gruaja e dytë që ka arritur gradën e admiralit me katër yje në Marinën e Shteteve të Bashkuara dhe kur të konfirmohet, ajo do të bëjë sërish histori si gruaja e parë që shërben si Shefe e Operacioneve Detare dhe tek Shefat e Shtabit të Përbashkët”, thuhet në deklaratë.

Biden emëron zëvendës Admiral, James Kilby për të marrë postin që ajo la dhe admiral Samuel Paparo si komandant të Komandës së Indo-Paqësorit dhe zëvendës Admiralin Stephen Koehler si komandant të Flotës së Paqësorit të SHBA-ve.