Organizohet në Brindizi takimi i Ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Më 27 korrik në Brindizi të Italisë do të zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve Shqipëri, Itali, Bullgari, Maqedoni e Veriut.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Ministrja për Europën e Cështjet e Jashtme Olta Xhaҫka.

Takimi do të mbahet në Kështjellën e Federiciano të qytetit jugor italian e qëllimi i tij është forcimi i lidhjeve dhe koordinimit mes vendeve që përshkohen nga Korridori i VIII Paneuropian, një infrastrukturë kjo strategjike që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi e një platformë ideale për dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do jenë; Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Beriut Bujar Osmani, Zevendës Kryeministri e njëherësh ministri i Italisë Antonio Tajani e Zëvendës Kryeministrja e Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Mariya Gabriel.

Pas takimit rreth orës 13.00 është parashikuar një komferencë e përbashkët shtypi.