Van Damme: Kam pritur një kohë për të ardhur, populli i Kosovës dëshiron lumturi dhe paqe
Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme, mori pjesë në hapjen solemne të dyqanit prestigjioz, “zeropozitive.shop” në PrishtinaMall.
Sipas tij, ky brend është i përsosur, duke shtuar se përveç produkteve cilësore, ekipi që qëndron pas këtij koleksioni është munduar të bëjë çdo gjë në mënyrë të përsosur.
“Shikoni, kjo nuk është vërtet një punë pormovuese. Nuk bëhet fjalë për një djalë që vjen, që paguhet për të bërë një promovim për një orë. E njoh, zotin Kay? për shumë e shumë vite si miq, ne u bëmë miq, dhe ky zotëri, ka vite që punon, ka një familje të mirë, shumë lloje të ndryshme biznesi dhe pashë ekipin e tij që ai zgjodhi ekipin në mënyrë të përsosur, sepse unë isha në fabrikë këtë mëngjes dhe duhet të krijosh një ekip për të qenë i mirë në marketing, në shitje. Është një diamant biznesi i madh, apo jo? Dhe kur pashë se çfarë bëjnë, e pyeta pse nuk jeni dega që dëshironi të jeni? Ai tha për shkak se ne po bëjmë shumë diamant të veçantë, gjerdane dhe gjithçka tjetër, dhe ne po e bëjmë këtë për markat e tjera. E atë njoh prej vitesh dhe nuk e dija këtë gjë. Kështu që tani, Halfer do të krijoj orën dhe diamantin dhe do t’i dizajnojë ato shumë mirë. Dhe unë jam këtu jo për të promovuar Halferin, unë jam këtu për të promovuar “vëllain” tim sepse ai ka punuar shumë, unë jam këtu për të promovuar ekipin që qëndron pas këtij koleksioni të bukur. Nuk është e lehtë të kesh shumë njerëz që punojnë në mbarë botën për ta bërë gjithçka perfektë”, ka thënë VanDamme.
Mes tjerash, aktori i mirënjohur ka thënë se do e realizojnë edhe një orë me emrin e tij.
“Kjo është marka për të cilën unë do të doja, dhe më dhanë nderin, të jem ambasador. Shpresojmë se do të shkojmë mirë. Ne filluam të bëjmë një orë JCVD, por do të bëjmë gjithashtu si një orë Van Damme. I cili është një koleksion me botim shumë të kufizuar”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë tha se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën këtu dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.
