Zjarret përpijnë 3 300 hektarë pyje në Kaliforni
Kalifornia pa një fillim të qetë të sezonit veror të zjarreve këtë vit, por aktiviteti i tyre u rrit gjatë valës së të nxehtit të fundjavës me disa zjarre që u ndezën.
“Shumica e tyre janë shuar ose kanë mbetur zjarre të vegjël, por zjarri ‘Rabbit’, që digjej pranë lindjes së Los Anxhelosit, u rrit me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe prej 3 352 hektarësh, kryesisht me pyje, që nga mëngjesi i së martës”, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
“Ky është zjarri më i madh që digjet në Kaliforni”, sipas tij.
Disa nga zjarret e tjera aktive në Kaliforni përfshijnë zjarrin “Lodoga” që përfshiu një sipërfaqe prej 9,9 hektarësh në kontenë Colusa, zjarrin “Gavilan” prej 137 hektarësh dhe zjarrin “Reche” prej 177 hektarësh në kontenë Riverside dhe zjarrin “Pika” prej 334 hektarësh në parkun kombëtar ”Yosemite”.
Zjarri “Rabbit” u ndez të premten pasdite në fillimin e nxehtësisë që regjistroi temperatura deri në 39 gradë Celsius, në Kaliforninë Jugore.
“Lakeview arriti një temperaturë maksimale prej 38,9 gradësh Celsius të shtunën dhe 39,4 gradë Celsius të dielën”, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Një valë tjetër e të nxehtit është parashikuar këtë javë. Në Lakeview temperaturat maksimale do të arrijnë në 41,7 të mërkurën, të enjten dhe të premten.
Zjarret shpërtheyn gjatë fundjavës duke shkaktuar edhe evakuime.



