Nurellari: “Përgjimi”, tregues se Kurti koordinohet me Serbinë dhe jo me aleatët e Kosovës. Njeriu në bisedë, i akuzuar për vrasje
Anëtari i Kryesisë së PDK-së Adri Nurellari, në një intervistë për “Ora Neës” ndërsa dënoi dhunën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, thelkdsoi se ajo erdhoi si pasojë e skandaleve të njëpasnjëshme që kanë përfshirë qeverinë “Kurti”.
“Ajo që ndodhi dje në Kosovë dhe në parlamentin kosovar ishte një diçka e padëshirueshme dhe e pahijshme.
Por, padyshim që kanë ndodhur dy skandale me qeverinë e Kosovës. I pari ishte që nga çështja e targave me Serbinë dhe përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
Dhe e dyta ishte prishja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë, duke kulmuar me skandalin e përgjimit.
Rasti i Mimoza Kusari Lilës është një skandal i madh, kjo pasi njeriu me të cilin ajo bisedon është i akuzuar dhe i dyshuari kryesor për vrasjen e një politikani.
Pati bisedime ku ata shfaqen duke u organizuar dhe koordinuar për fatet e vendit.
Ata shfaqen duke bashkëpunuar në një kohë kur Vuçiç akuzohet publikisht edhe nga populli i tij.
Dhe zmbrapsja e Qeverisë :Kurti” ndodh pikërisht pas publikimit të skandalit të përgjimeve. Dhe kjo shton dyshimet se materialet komprometuese ndaj z. Kurti duhet të jenë edhe më të rënda.
Dhe kësaj i shtohen dyshimet se publikimi i tyre mund të jetë dhe një manovër me të cilën po shantazhohet vetë kryeministri i vendit. I cili nuk koordinohet as me partnerët, dhe as me qeverinë shqiptare, por me radikalët e Serbisë si personi në fjalë i cili është në kërkim ndërkombëtar”, u shpreh ndër të tjera Nurellari.



