Hovenier për rrahjen në Kuvend: Dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2023, 15:38
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas rrahjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, për çka ka thënë se dhuna nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.
Sipas tij, është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Hovenier ka shkruar në Twitter se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.
“Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta, por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.
