Si u nda pasuria e Silvio Berluskonit?
Zbulohet testamenti i Silvio Berlusconit. Pjesa më e madhe e grupit ‘’Fininvest’’ (53%) shkon për dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Pier Silvio dhe Marina. Vendimi për Fininvest dhe asetet e tij ishte marrë qysh në vitin 2006.
Një shifër e majme prej 100 milionë eurosh do të shkojnë për partneren e tij Marta Fascina dhe vëllain e tij Paolo Berlusconi.
Kavalieri ka menduar edhe për ish- senatorin dhe mikun e tij besnik, Marcello Dell’ Utri duke i akorduar 30 milionë euro.
Dell ‘Utri i cili tha se ‘’ishte i impresionuar nga gjesti i Kavalierit’.
Më 2 tetor, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një fletore të verdhë kashte me titullin Villa San Martino. Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër për vullnetin e tij, me një stil të qartë.
“Aksionet e disponueshme ua lë në pjesë të barabarta fëmijëve të mi Marina dhe Pier Silvio. Të gjithë pjesën tjetër ua lë në pjesë të barabarta 5 fëmijëve të mi Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi”.
Në vitin 2020 shtoi dispozitat në favor edhe të vëllait të tij Paolo.
Letra e testamentit për fëmijët
Faleminderit. Me shumë dashuri për të gjithë ju nga babai juaj. Faleminderit bashkëshortes sime Marta Fascina dhe mikut tim besnik Marcello Dell’Utri.
