Prezantohen produktet e shërbimit satelitor, Rama: Kompania hapësinore na dha pa kosto edhe 8 satelitë të tjerë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Korrik 2023, 12:01
Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 saletlitë të tjerë për të sjellë imazhe. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.
“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u ftëm në këtyë proces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë. Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve.
Ajo hartë e bën të pamudur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamudnur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- tha Rama.

