SHBA feston 247 vjetorin e Pavarësisë
SHBA festuan 247 vjetorin e Pavarësisë me koncerte e fishkezjarre, në një kohë ndarjes të thella politike dhe paqartësish! Presidenti Biden në mesazhin e tij theksoi nevojën e unitetit ndërsa tha se “Demokracia nuk është kurrë e garantuar”
Amerikanët dolën në rrugë e Sheshe për të festuar 247 vjetorin e pavarësisë nga Britania, në një kohë ndarjes së thellë politike dhe shqetësimeve për të ardhmen e vendit.
Përgjatë ditës së 4 korrikut zhvilluan parada dhe garat tradicionale si ajo e ngrënies së Hot dogëve.
Moti i keq u prishi planet e udhëtimeve shumë amerikanëve pasi vetëm ën Denver 290 fluturime u vonuan dhe 171 të tjerë u anuluan.
Edhe koncertet dhe festivalet e fishekzjarreve në mbrëmjë në shumë shtete u zhvilluan nën kushtet e motit të paqëndrushëm.
Presidenti Biden organizoi një barbekju për familjet ushtarake në Shtëpinë e Bardhë
Në mesazhin e tij theksoi se sa e rëndësishme ishte të punohej për bashkimin e kombit
“Demokracia nuk është kurrë e garantuar”, tha Biden duke vijuar se "Çdo brez duhet të luftojë për ta ruajtur atë."
Më vonë, cifti presidencial ndoqën spektaklin e fishekzajrreve nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë me mijëra të ftuar në lëndinë, ndërsa versioni i Louis Armstrong i "America the Beautiful" dëgjohej në sfond.
Kjo ishte pamja mbi Uashington.
Këtë 4 korrik historia u shkruajt edhe për shfaqjet me dronë.
Një kompani përdori 1002 arriti rekord Guiness ndërsa përdori 1002 pajisje për "fjalinë më të madhe ajrore të formuar nga multirotor/dronë".
Shfaqja rreth 10 minutëshe në Teksas u fokusua në momente kritike në historinë amerikane, duke përfshirë uljen në hënë.