Rindizet konflikti mes palestinezëve dhe izraelitëve, vriten 10 persona nga bombardimet
Pavarësisht thirrjeve për ruajtjen e gjakftohtësisë në konfliktin e rindezur mes Izraelit dhe Palestinës, sulmet e ndërsjellta vijojnë. Ndërsa bombardimet e Izraelit raportohet të kenë vrarë të paktën 10 persona, në Tel Aviv një 20-vjeçar ka plagosur me thikë 7 njerëz.
Luftimet mes palestinezëve dhe Izraelitëve nuk janë përqendruar vetëm në atë që njihet si Bregu Perëndimore, por sulme sporadike ka edhe në zona të ndryshime.
7 persona kanë mbetur të plagosur në Telaviv në Izrael, pasi një 20-vjeçar hyri me makinë mes turmës e më pas tentoi të sulmonte me thikë kalimtarët. Ngjarja ka ndodhur jashtë një qendre tregtare ndërsa 20 vjeçari u vra nga një civil i armatosur.
Autoritetet izraelite e kanë identifikuar autorin si palestinez nga Bregu Perëndimor, që nuk kishte leje për të hyrë në Izrael.
Grupi militant palestinez Hamas e cilësoi ngjarjen si një përgjigje e natyrshme ndaj operacionit ushtarak izraelit në Jenin, që mediat e huaja raportojnë se është më i madhi në 20 vitet e fundit.
Izraelitët kryen rreth 10 sulme ajrore duke përdorur dronë dhe qindra ushtarë shënjestruan atë që tha se ishte një qendër "komandimi dhe kontrolli" militante, si dhe vende të prodhimit të armëve dhe eksplozivëve
Sipas zyrtarëve palestinezë, të paktën 10 persona kanë mbetur të vdekur dhe janë plagosur rreth 100 të tjerë.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak ripohoi mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por u kërkoi të dyja palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe I bëri thirrje forcave izraelite të kenë prioritet mbrojtjen e civilëve.
Më herët, Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas e quajti operacionin ushtarak izraelit në shkallë të gjerë "një krim të ri lufte".
Egjipti gjithashtu dënoi sulmin izraelit, duke e quajtur atë një akt "agresioni". Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ushtria veproi "kundër bastioneve terroriste në Jenin".
