Ballkani i hapur nuk mbyllet, Vuçiç: Pres ta takoj Ramën, nisma rajonale vazhdon! Kam frikë nga Kurti, ai do luftë dhe Shqipërinë e madhe
Kryeministri Edi Rama duket se i ka dhënë fund “Ballkanit të Hapur” pa u konsultuar me nismëtarët e tjerë, përfshirë presidentin Serb Aleksandër Vuçiç.
Të Dielën, Aleksandër Vuçiç mohoi që nisma e Ballkanit të Hapur ka marrë fund, madje pasi gazetarja i citoj kryeministrin Rama, Vuçiç u shpreh i habitur.
"Nuk besoj se Rama e ka thënë këtë. Shpresoj se do të kem mundësi ta shoh së shpejti Ramën. Ballkani i hapur është një ide autoktone e popujve të Ballkanit. Kjo është shprehje e pritshmërive dhe dëshirave tona."
Duke u ndalur tek Kosova, Aleksandër Vuçiç në një intervistë televizive parlajmëroi ditë më të këqija, kur u pyet për mundësinë e një lufte.
"Kam frikë nga lëvizjet krejtësisht irracionale të Albin Kurtit. Unë do të bëj çmos që kjo të mos ndodhë, por jo me çmimin e masakrës së popullit serb".
Presidenti Serb tha më tek se Kosova do të intensifikojë aksionet në veri në ditët e ardhshme.
“Ju e keni të qartë se nuk ka as bisedë, as normalitet me të. Kurti jeton për të dëbuar serbët nga vatrat e tij.Unë pres që kjo të fillojë, nesër ose pasnesër do të shihni një ofensivë shtesë të Kurtit, prandaj kërkoj që serbët të qëndrojnë larg . kam frikë se ky terror do të bëhet edhe më i keq dhe akoma më i egër. Kurti dëshiron të bashkojë të gjitha vendet shqiptare.”
