"Plasi tani, plasi pastaj" Gashi: Të tregojmë që jemi vëllezër, në Mitrovicë të Veriut ka terror lufte
Analisti Shpend Gashi i ftuar në Ora News deklaroi se situata e krijuar në veri të Kosovës nuk është e kollajtë pasi atje, sidomos në Mitrovicën e Veriut po dominon terrori i luftës.
Ai u shpreh se mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë "urrejtje" përkundrazi duhet të ketë përkrahje mes tyre e vëllazëri.
"Situata nuk është aq kollaj siç e bëjmë ne. Edhe Mitrovica ishte shumë e rënduar psikologjikisht sepse është terrori i luftës. Kjo do një vullnet. Qeveria e Kosovës, jo Kosova, që ata që të kanë garantuar ty pavarësinë, ata mund të bëjnë dhe ndonjë tolerim në kurrizin tënd. Rusi-Serbi, është fakt, një nga vëllazëritë që ne njohim më mirë por fatkeqësisht Serbia ka qënë pre e kompromiseve që Rusisë i ëhstë dashur të bëjë në histori. Gjërat ndodhin, Faktori ndërkombëtar është aty ku është sepse është më i fuqishëm se ty, në momentin që ti i kërkon leje apo miratim tregon që është mbi ty," tha ai.