“Çmendet” moti në Kosovë/ Erërat e forta shkulin çatitë e shtëpive dhe shkatërrojnë makinat (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2023, 20:50
Shiu, erërat e forta dhe rrufeja përveç që kanë shkaktuar dëme në rrjetin elektroenergjetik nëPrishtinë, kanë shkaktuar edhe dëme.
Në rrugën “Agim Ramadani”, është rrëzuar një lis, derisa një pjesë e kësaj rrugë është me ujë dhe ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Në lagjen “Bregu i diellit”, një erërat kanë hequr zgarën e një catie të një ndërtese, e cila ka rënë dhe dëmtuar disa makine. Ndërsa, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka dëmtuar një shtyllë ndriçuese të rrugës.

