Gjykata e Londrës: Kevin Spacey është ngacmues seksual, akuza të ngritura nga 4 burra

Kevin Spacey është ngacmues seksual, thotë gjykata e Londrës.

Aktori amerikan me famë botërore ka dalë këtë të premte përpara trupës gjykues ku po përballet me 12 akuza të ngritura nga 4 burra.

Ankuesi i parë shpjegoi se aktori fillimisht i fliste "hapur për seksualitetin e tij”, gjë që fillimisht e bëri të mos ndihej rehat.

Më pas Kevin filloi ta prekte në mënyrë të papërshtatshme duke arritur në kapje dhe prekje agresive.

Ankuesi i dytë paraqet një histori të ngjashme të ndodhur në vitin 2005.

Në vitin 2015 i treti thotë se u takua me aktorin në teatrin Old Vic dhe shkoi tek ai për të kërkuar menaxhim. Kur u kthyen në banesën e Spacey-t pasi kishin pirë së bashku në pijetore ankuesi thotë se u zgjua nga prekjet e aktorit i cili abuzoi seksualisht me të.

Ankuesi i katërt, sërish në ambientet e një pijetoreje thotë se Kevin tentoi ta puthte pasi e kishte fërkuar vazhdimisht nga këmbët. Burrat në të 20-at dhe 30-at kanë zgjedhur të drejtën e anonimitetit.

Avokatja e tyre e akuzës përfundon u shpreh se aktori abuzoi me detyrën e tij si drejtor i teatrit Old Vic në Londër midis 2004 dhe 2015 për të marrë "çfarë dhe kë donte, kur donte".

63-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat, për të cilat avokati i tij tha se përmbajnë shumë të pavërteta.