VIDEO/ Përfshihet nga flakët dyqani ikonik i bizhuterive Tiffany & Co në Nju Jork, dyshohet se…

Dyqani ikonik i bizhuterive Tiffany & Co në Nju Jork është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave të huaja dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e tensionit të lartë. Sakaq mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por disa punonjës janë parë duke u dërguar në spital me ambulancë.

Imazhet që po qarkullojnë në internet tregojnë ekuipazhet e zjarrfikësve të FDNY duke luftuar zjarrin që filloi në bodrum, sipas një zëdhënësi të departamentit të zjarrfikësve.