Diva e pasarelave bëhet nënë për herë të dytë në moshën 53-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 08:42
Supermodelja e njohur Naomi Campbell tani është nënë e dy fëmijëve. 53-vjeçarja e famshme ka lajmëruar pak orë më parë se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë dhe është djalë.
“I dashuri im i vogël, dije që je shumë i çmuar dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që na ke bekuar me praninë tënde”,- shkroi supermodelja në Instagram, bashkë me një foto të saj duke përqafuar të sapolindurin.

“Një dhuratë e vërtetë nga Zoti, e bekuar! Mirë se vjen Baby Boy” – shkruan Campbell duke shtuar: “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë.”
Është e paqartë nëse modelja ka përdorur një nënë zëvendësuese apo e ka adoptuar djalin e saj. Për momentin, as emri nuk është mësuar publikisht.
View this post on Instagram

