Merr flakë një apartament në katin e 4-t të një pallati në Shkodër, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2023, 09:46
Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” në Shkodër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve , sakaq policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave.
Sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme materiale.

