Madonna del nga spitali, shëndeti i saj është më i mirë thonë burimet

Madonna ka dalë nga spitali dhe tani është në shtëpi pasi ishte në ICU për shkak të një infeksioni të rëndë bakterial.

Sipas një raporti të BBC, gjendja shëndetësore e yllit të popit është përmirësuar ndjeshëm. Ajo u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork, me ambulancë private dhe siç tha një burim nga mjedisi i saj për CNN: Mjekët janë në një ngërç.

Deri më tani askush nuk e ka zbuluar se çfarë e shkaktoi infektimin e saj, por mjekët e vlerësuan gjendjen e saj të rëndë, duke e transferuar në reanimacion për trajtimin e duhur.

Menaxherët e Madonna kanë thirrur së fundmi një takim urgjent në Zoom për të menaxhuar situatën e krijuar, me infeksionin e rëndë bakterial që e ka çuar “Mbretëreshën e Popit” në terapi intensive.

Sipas Daily Mail, disa nga bashkëpunëtorët e saj të vjetër, shprehën shqetësimin kur mësuan se Madonna u gjet pa ndjenja në rezidencën e saj në Nju Jork dhe më pas u shtrua në ICU, ku u intubua gjatë natës. Përballë premierës së ardhshme të turneut të shumëpritur të 40-vjetorit në Vankuver më 15 korrik, grupi mori vendimin e vështirë për të shtyrë turneun për t’i dhënë përparësi rimëkëmbjes së këngëtares.

Situata e rëndë i la të gjithë të pasigurt për rezultatin, pasi sëmundja e Madonës ishte e rëndë, duke shkaktuar frikë për më të keqen. Miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, të cilët e njihnin prej vitesh, kuptohej se ishin të mërzitur. Duke marrë parasysh afërsinë e turneut dhe mundësinë e një periudhe rikuperimi të zgjatur, grupi filloi menjëherë planet për të shtyrë turneun në mënyrë që të zvogëlonte presionin mbi Madonen, edhe nëse ajo po shërohej shpejt.

Ndërkohë vajza e Madonës, Lourdes Leon, ishte në Paris për të marrë pjesë në një festë kur mori lajmin për gjendjen e nënës së saj. Ajo u kthye dhe më vonë postoi një foto në Instagram duke promovuar produktet e një kompanie, duke i bërë fansat të spekulojnë se këngëtarja po përmirësohet.

Problemi me shëndetin e Madonnës u njoftua publikisht nga menaxheri i saj, Guy Oseary, i cili siguroi fansat se ajo pritet të shërohet plotësisht, por do të mbetet nën kujdesin mjekësor. Fillimi i turneut, për të cilin Madonna po bënte prova prej muajsh, duhej shtyrë për një kohë të pacaktuar. Oseary premtoi të japë më shumë detaje mbi koncertet e riplanifikuara dhe datën e re të fillimit pasi ato të bëhen të disponueshme.

Deri tani, Madonna raportohet se është jashtë ICU dhe është në shërim. Megjithatë, fëmijët e saj nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike lidhur me gjendjen e saj.